Talkim

Videokonferenca me ngjyrat tuaja, në shqip, italisht dhe anglisht. Hyhet nga shfletuesi, pa instaluar asgjë dhe pa regjistrim.

Flasim Si paguhet

Si funksionon

Krijoni dhomën

Një lidhje e qëndrueshme për të ftuarit, një për ju. Logoja dhe ngjyrat tuaja, po deshët.

Ftoni kush duhet

Email në shqip, italisht ose anglisht, me eventin e kalendarit bashkëngjitur. Çdo i ftuar ka lidhjen e vet personale.

Vendosni kush hyn

Dhoma e pritjes tregon kush troket: pranoni ose refuzoni me një prekje, edhe nga telefoni.

Mbetet përmbledhja

Nëse regjistroni, secili merr përmbledhjen në gjuhën që lexon: shqip, italisht ose anglisht.

Çfarë ka, pa fjalë të mëdha

Dhoma me lidhje të qëndrueshme dhe hyrje nga shfletuesi e disponueshme
Dhomë pritjeje e drejtuar nga organizatori e disponueshme
Ftesa në tre gjuhë me kalendar e disponueshme
Marka juaj në dhomë dhe në ftesa e disponueshme
Regjistrim me përmbledhje në gjuhën e secilit (takime të folura në italisht ose anglisht) e disponueshme
Përkthim me shkrim i transkriptit në shqip, italisht dhe anglisht e disponueshme
Fjalorth: termat tuaj teknikë të shkruar saktë e disponueshme
Njohja e të folurit shqip (transkriptim) në provë, nuk shitet
Titra të drejtpërdrejta italisht-shqip në provë, nuk shitet

Kur një funksion është "në provë" e themi dhe nuk e faturojmë. E nxjerrim në shitje vetëm kur numrat tregojnë që funksionon.